Economist: Serbia, pa Kosovë e pa BE

“Angela Merkel, kancerlarja e Gjermanisë, sapo e ka fundosur anijen e politikës së jashtme të Serbisë”, shkruan në fillim të artikullit të vet javorja britanike Economist, në numrin që botohet të shtunën.
Në një editorial të saj thuhet se Serbisë po i ecte gjithçka mirë në rrugën drejt BE-së. Kjo derisa erdhi Merkel dhe i tha Tadicit se nëse donte BE-në duhej të shpërbënte strukturat paralele në veri.
Economist thotë se deklaratat e saj e shokuan Brukselin që po përgatitjet t’ia jepte Serbisë statusin e vendit kandidat.
“Është aq keq sa edhe duket”, ka thënë një diplomat evropian. Gazeta paralajmëron se nëse qeveria aktuale nuk ndryshon qëndrim ka gjasa që fituesit më të mëdhenjtë të jenë partitë nacionaliste, gjë që nuk e dëshiron BE-ja.
“Zonja Merkel e bëri një gjë shumë të qartë. Në realitet, Serbia - që edhe ashtu e ka vetëm një vend të vogël për këmbën e saj në Kosovë – ose mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën, ose nuk do t’i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën”, shkruan në fund Economist. (io)