Gjysma e Prishtinës pa ujë

Riparimet në një gyp të ujësjellësit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës (KUR), do të lërë pa ujë gjysmën e Prishtinës gjatë ditës së diel deri ditën e hënë.
Në një komunikatë për shtyp të kompanisë thuhet se ndërprerja do të zgjat 24 orë.
“KUR “Prishtina”- SH.A., njofton konsumatorët e lagjeve të Prishtinës, si: ‘Dardania’, në tërësi, ‘Lakrishtja’, ‘Qendra’ e qytetit të Prishtinës në tërësi, gjysma e lagjes ‘Kalabria’, gjysma e lagjes ‘Arbëri’ ata të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga rezervuari i Arbërisë, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga dita e diel nga ora 09:00 deri të hënën në ora 09:00, gjithsej 24 orë.
Sipas kompanisë shkak për këtë është se janë duke u bërë punime teknike, që do fillojnë të dielën për shkak të “kyçjes së gypit në nyjën e parë në rezervuarin e Arbërisë dhe kyçja e fundit në stacionin e pompave në Park”.
“:Punimet do të bëhen nga kompania punëkryese “Hidroterm” me ndihmën teknike dhe inxhinierike nga ekipet e rrjetit të KUR”Prishtina”-SH.A”.