Gjermani, vrasja e amerikaneve, Arid Uka: Gabova
BERLIN-21-vjecari që vrau 2 amerikanë dhe tentoi të vrasë 3 të tjerë në Frankfurt të Gjermanisë ka pranuar sot fajin e kryer. “Ajo që kam bërë ka qenë e gabuar”, tha 21 vjecari nga Kosova para trupit gjykues.
Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, u paraqit sot në gjykatë ku do gjykohet për vrasjet në Frankfurt, në muajin mars.
Prokurori Herbert Deimer tha në gjykatë se Arid Uka, kishte shkuar në aeroport më 2 mars me qëllim që t’i vrasë pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të nderhyrjeve në Afganistan.
Sipas prokurorëve federalë, “hetimet kanë treguar se i akuzuari kishte dëshiruar t’i vrasë ushtarët që u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan”.
Raportohet se i akuzuari, Arid Uka, që ka shtetësi gjermane, i ka thënë policisë se ai i kishte shoqëruar dy njerëz në uniforma, në një autobus të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku 16 ushtarë të pa armatosur, që sapo kishin arritur nga Londra, po përgatiteshin për udhëtim për drejt një bazë ajrore.
Policia tha se Arid Uka ishte i armatosur me pistolete, municion dhe me dy thika. Pritet që prokurorët do t’i thonë gjykatës së Uka ishte bërë islamist, para vitit 2007, kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por se ai nuk i takonte asnjë grupi terrorist, dhe se ai i kishte kontaktuar imamët nëpërmjet rrejtit Facebook në Internet.
Arid Uka është i akuzuar edhe në Shtetet e Bashkuara.
Pritet që procesi të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
(d.b/BalkanWeb)