Asnjë referendum për shamitë dhe edukatën fetare
PRISHTINE-Partia e Drejtësisë nuk do të mund ta shtyjë përpara çështjen e organizimit të referendumit për deklarimin e kosovarëve nëse duan të lejojnë mbajtjen e shamive nga nxënëset në shkolla dhe nëse duan që pjesë e kurrikulës të jetë edhe lënda e mësim-besimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Kushtetuta e ndalon këtë.
Neni 81 i aktit më të lartë juridik të vendit flet për legjislacionin me interes vital. Aty theksohet se për miratimin, ndryshimin ose shfuqizimin e ligjeve që kanë këtë status kërkohet vota e shumicës së deputetëve të Kuvendit, të cilët janë të pranishëm dhe që votojnë, si dhe të shumicës së deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë, të cilët mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë. Po në këtë nen precizohet se “asnjëri nga ligjet me interes vital nuk mund t’i nënshtrohet referendumit”.
E në mesin e ligjeve me interes vital, sipas nenit 81 të Kushtetutës, janë edhe “ligjet për liritë fetare ose për marrëveshjet me komunitetet fetare”, si dhe “ligjet për arsimin”.
Dy ditë më parë Kuvendi i Kosovës ka votuar ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar, dhe me një votim të ngushtë nuk ka përfshirë në to dy amendamentet e sponsorizuara nga grupi parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re, pjesë e të cilit janë edhe deputetët e Partisë së Drejtësisë.
Pas kësaj Ferid Agani, që është ministër i Shëndetësisë dhe kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka thënë se do të propozojë mbajtjen e një referendumi.
“Mund të bëhet një referendum me pyetjen nëse jeni për ose kundër edukatës fetare në shkolla”, ka thënë Agani për KTV-në. “Besoj se shumica do ta përkrahin propozimin tonë”.
Por kjo iniciativë tashmë është lënë mënjanë.
Amir Ahmeti, nënkryetar i Partisë së Drejtësisë dhe deputet që kishte kërcënuar se do të largohej nga koalicioni qeveritar në rast se amendamentet nuk kalojnë.
Deri më tani nuk ka pasur lëndë fetare në shkollat e Kosovës, përjashtuar ato të sistemit paralel serb. Ndërkaq prej dy vjetësh nuk iu është lejuar të vijonin mësimin në shkolla publike nxënësve që kanë refuzuar të heqin shamitë gjatë orarit të mësimit.
Në mandatin e ri kjo parti sërish ka mbajtur Ministrinë e Arsimit për vete, por e ka ndërruar ministrin. Enver Hoxhajn e ka zëvendësuar me Ramë Bujën.
Buja i ka thënë gazetës se nuk e ka problem të implementojë çfarëdo vendimi që merr Kuvendi.
(d.b/BalkanWeb)