E penguara romani i fundit i Kadarese
Mbasi i vuri piken perfundimtare romanit lsquoE penguara mbaruar ne vitin 2009 me nje ton te qete qe te shtinte friken Ismaili me njoftoi se ai do te ndaloje se shkruari romane shenon Helena Kadare bashkeshortja e tij ne Koha e pamjaftueshme libri i saj i kujtimeve qe do te dale se shpejti me 13 tetor nga shtepia botuese Fayard. Prandaj me nje kureshtje te vecante ne hapim romanin E penguara qe nese besojme autorin e tij i ve nje pike perfundimtare nje ndermarrjeje romaneske te zene fill ne Shqiperi ne fund te viteve pesedhjete para se te vazhdohej ne France ku qe nga perkthimi i romanit Gjenerali i ushtrise se vdekur ka ngjallur admirimin edhe te lexuesve te mire si Gilles Lapouge ose Julien Gracq A eshte fjala pra per perfundimin e nje evolucioni romanesk Per nje liber testamentar
As njera as tjetra E penguara eshte nje liber i bukur me rendesi qe ngjan shume me romanet me te vonshem te autorit dhe paraqitet me pak si nje konkluzion definitiv i vepres se tij sesa si nje variacion i ri mbi motivet e njohura. Ne e njohim shijen qe ka pasur qe prej nje kohe te gjate shkrimtari shqiptar per romanet e gjate qe nen mbulesen e nje afresku historik ofrojne shume pista leximi gje qe i lejoi atij ne kohen e diktatures ti beje nje kritike te maskuar shtetit policor te Enver Hoxhes. Ne romanet e tij te mevonshme shume me te shkurter Kadare ka hequr dore nga fiksioni historik dhe kritika e tij ndaj Shqiperise bashkekohese eshte me direkte pa rene megjithate ne reportazh.
Nje Hades qe nuk e thote emrin e tijI familjarizuar me mitet antike ai i perdor ato per te interpretuar si poet qe ai eshte gjithashtu realitetin e nje regjimi komunist te rrezuar. Nje nga perkryerjet e tij te medha romani Jeta loja dhe vdekja e Lul Mazrekut botuar ne vitin 2002 qe tregon historine e nje aktori te ri te rekrutuar kunder deshires se tij ne ushtri dhe i derguar ne nje baze per te mbikeqyrur arratisjen drejt Greqise te shqiptareve te pakenaqur me fatin e tyre ishte nje rishkrim i mitit te Eneas te renies se Trojes dhe te instalimit ne brigjet e Epirit. Me romanin E penguara ai aktualizon historine e Orfeut dhe te Euridices. Linda-Euridice eshte nje gjimnaziste familja e se ciles eshte internuar ne nje qytet provincial. Internimi ky eshte nje ekzil i brendshem nje paradhome e vdekjes duhet qe cdo jave te shkosh te paraqitesh ne nje rajon policie dhe nese vihesh re ne Tirane rrezikon burgun apo edhe denimin kapital. Shoket e saj e trajtojne Linden si ta kishte zene murtaja dhe ajo e di qe nuk ka asnje te ardhme qe ajo eshte e denuar te vdese ngadale ne nje Hades qe nuk e thote emrin e tij. Per ta shpetuar ajo ka nevoje per nje Orfe. Ky do te jete Rudian Stefa nje dramaturg ne mode qe ajo e admiron me shume pasion. Migena gjimnaziste si ajo e cila duke qene bija e nje patrioti eshte e lire te shkoje ne Tirane i sherben asaj si nje ndermjetese si nje ndihmese. Per Linden ajo arrin te marre nje dedikim nga Rudiani per njeren prej pjeseve te tij pastaj behet e dashura e tij. Kur zbulohet trupi pa jete i Lindes dhe kur gjendet ndermjet gjerave te saj vellimi i dedikuar Rudiani vihet ne dyshim qe te kete pasur marredhenie me nje te internuar. Pertej shqetesimit te te marrit ne pyetje dhe te ndalimit te pjeses se tij dramaturgut nuk i hiqet nga mendja vajza e re e vdekur Po sikur ai te ishte pjeserisht pergjegjes per vetevrasjen e saj
Gjate leximit te kopertines se prapme ne jemi sic ndodh shpesh pakez mosbesues. Ne frikesohemi qe romani te mos jete teper cerebral sa te mos arrije te kaperceje parakuptimin e tij intelektual. Por ne mbarim te disa faqeve ne jemi te qetesuar. Kadare eshte kaq natyrshem romancier saqe rileximi i mitit ne driten tragjike te Shqiperise se diktatures dhe e kunderta funksionon persosmerisht dhe ai arrin te veshe bukur me poezi dhe me magjine e legjendes pikturen e nje realiteti te zymte e deshperues.
E penguara eshte nje roman qe nuk harrohet. Ne jemi te prekur dhe shpresojme qe Kadare do ta vazhdoje akoma kete veper unike qe ngre lart realizmin me te rendomte ne nivelin e universales duke depertuar deri ne sekretet e medha antike.
Botuar ne gazeten franceze Figaro
Perktheu Fatmir Alimani