Humbja e vetedijes shtohen rastet ne urgjence
Nese keni humbur vetedijen per nje kohe te shkurter dhe keni perjetuar nje erresire totale mund te keni probleme shendetesore per te cilat nevojitet diagnostikim dhe trajtim i specializuar. Keto probleme jane shenje simptome se dicka me zemren tuaj nuk po shkon sic duhet. Duke u nisur nga rastet ne shtim te personave qe humbin vetedijen si dhe per shkak te nevojes se permiresimit te ekspertizes ne kete fushe edhe ne vendin tone mjeket me te njohur te Sherbimit te Kardiologjise ne spitalin Nene Tereza kane referuar punimet e tyre lidhur me kete problematike. Dje Shoqata Shqiptare e Kardiologjise drejtuar nga Mimoza Lezha zhvilloi nje konference ku te pranishem ishin te ftuar dhe mjeke te huaj anetare e drejtues te Shoqates Europiane te Kardiologjise.
Aktualisht ne Shqiperi ne qendrat spitalore mungon seti i pajisjeve per diagnostikimin e sinkopit. Sipas mjekeve nevojiten disa pajisje per diagnostikim e testim si Tilt-test up apo ILR.
Sinkopi humbja e vetedijesUdherrefyesi i Shoqates Europiane te Kardiologjise e perkufizon sinkopin si humbje te perkohshme te vetedijes per shkak te hipoperfuzionit cerebral global tranzitor qe karakterizohet nga fillimi i shpejte kohezgjatja e shkurter dhe rikuperimi i plote spontan. Nje nderprerje e fluksit te gjakut cerebral nga 6 deri ne 8 sekonda eshte e mjaftueshme per te shkaktuar humbjen e plote te vetedijes. Sinkopi kardiak zakonisht shkaktohet nga aritmite qe reduktojne debitin kardiak dhe fluksin e gjakut cerebral. Shkaqe te tjera kardiake jane semundjet strukturore si infarkti akut i miokardit ishemia kardiomiopatia. Shkaku eshte nje anomali qarkulluese ku sinkopi eshte nje nder simptomat e tjera si marrje mendsh lodhje turbullime te pamjes referoi Albana Doko.
Aritmite jane shkaqet me te shpeshta kardiake te sinkopes sepse ato shkaktojne crregullim hemodinamik qe mund te shkaktoje renie te debitit kardiak dhe fluksit te gjakut cerebral u shpreh ne referimin e tij profesori i asociuar Idriz Balla.
Trajtimi i sinkopit aortostatike konsiston ne hidrike te mire e diete me kripera trajnim sipas protokolleve te caktuara mjekim e corape llastiku theksoi ne punimin e saj dr. Vilma Paparisto.
Sipas mjekes Hortensia Vucini trajtimi fillon me edukimin e pacientit dhe familjes se tij lindur me natyren e crregullimit qe ai paraqet si keshillimin per shmangien e faktoreve predispozues. Gjithashtu duhet inkurajuar perdorimi i trajtimeve jofarmakologjike si ushtrimet izometrike dhe aerobike perdorimi i corapeve shtimi i ujit dhe i kripes ne diete.
Nga ana tjeter sipas mjekut Ormir Shurdha pejsimi kardiak eshte nje terapi shume efektive per parandalimin e riperseritjeve te sinkopit kur ky eshte pasoje e bradikardise.
Shoqata Shqiptare e KardiologjiseShoqata Shqiptare e Kardiologjise i ka fillesat ne vitin 1994. Konferencat dhe simpoziumet synojne rritjen e aftesise profesionale te anetaresise se kesaj organizate. Duke qene nje organizate profesionale shoqata e kupton ngritjen e panderprere te aftesive profesionale ne funksion te shendetit kardiovaskular te qytetareve te vendit tone.