E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eda dhe “njerëzit e mrekullueshëm të Kosovës”

Këngëtarja e njohur shqiptare e jazzit, Eda Zari, i ka dhuruar mbrëmë Prishtinës një koncert të veçantë. 
Zari me bendin e saj ka sjellë në teatrin ‘’Oda’’ një performancë të lartë artistike, me tinguj të fuqishëm të muzikës polifonike shqiptare, duke u qëndruar besnike tingujve të jazzit.

Ajo është dëshmuar të jetë shumë e dashur në Kosovë, pas disa interpretimeve të saj, dhe për këtë Zari është shumë  mirënjohëse.

“O njerëz të mrekullueshëm të Kosovës, (prishtinas, gjakovar, prizrenas e gjithkund) që morët në atë mot të ftohtë brisk udhën në koncertin tonë tek Teatri Oda (mbushur pothuajse me 600 shikues)! Në emër të bandit dhe me dorë në zemër, ju jemi mirënjohës për duartrokitjet tuaja aq të zjarrta e të përzemerta. Qofshi të bekuar o njerëz me kaq paqe e mirësi. Përzemërsisht”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Në koncertin e mbrëmshëm, me Zarin performoi perkusionisti Rhani Krija, pianisti Gert Kapos, Christian Kappe në trombë, Dietmar Fur në kontrabas dhe Vladimir Gica në klarinetë. /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›