E Diel, 1 Nëntor 2026

Aurela në biznes, për të bijën

Këngëtarja Aurela Gaçe ka vendosur t'i futet biznesit për të shmangur udhëtimet e shpeshta që i duhet të marrë për shkak të koncerteve në diasporë dhe të qendrojë më shumë pranë vajzës së saj, Grace.

Gaçe, së bashku me vëllezërit Endri e Stefi Prifti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë hapur të mërkurën një klub nate në Tiranë.

"Kur isha vetëm, i bëja rrugët pa pushim lart e poshtë me valixhe në dorë, por tani që jam bërë mami dua të jem pranë familjes sime të re. Më dhemb në shpirt kur largohem. Më është dashur të iki që kur goca ishte 40 ditëshe. Kam qarë gjithë rrugës, gjatë koncertit e derisa u ktheva në shtëpi. E shtrëngoja në krahë Gracen dhe nuk ngopesha duke e përqafuar.  Tani që goca rritet e kupton edhe më shumë, dua të jem pranë saj sa më shumë të mundem. Derisa ajo të rritet pak e të mund të vijë kudo me mua,'' ka thënë Aurela për mediat shqiptare.

Këngëtarja ka theksuar se që qenit këngëtare është një punë që e bën të lumtur, sepse arrin të performojë e të gëzojë shumë shpirtëra njerëzish. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›