E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ribashkohen” Jennifer Lopez dhe Marc Anthony

Janë bërë një vit që kur, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë finalizuar divorcin por, të dy i ka bashkuar të premten një koncert gjatë të cilit kanë performuar së bashku në skenë.

Ish çifti kanë performuar duetin e tyre të famshëm,”No me ames” ,të premten në Puerto Riko gjatë turneut të Jennifer-it, “Dance Again”.

Të dy dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe në fytyrat e tyre nuk vërehej asnjë shenjë mllefi e zemërimi.

Megjithatë, në një intervistë të fundit të këngëtares latino-amerikane, kemi pasur rastin të dëgjojmë atë duke rrëfyer se sa keq ishte ndier pas divorcit dhe se sa kohë i është dashur ta marrë veten pas këtij dështimi në dashuri.

“Unë po kaloja një divorc dhe një ndarje familjare që gjë ishte shkatërruese. Por në fund të fundit, e dija se më duhej të ecja përpara”, patë thënë këngetarja.

Këngëtarja e hitit, “Dance Again”, tani është në lidhje me valltarin, Casper Smart ndërkaq, nga martesa me këngëtarin, Marc Anthony, ajo ka dy fëmijë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›