E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eddie Murphy divorcohet vetem pas dy javesh martese

Aktori i njohur komik, Eddie Murphy dhe bashkeshortja e tij e re, Tracey Edmonds u ndane vetem pas dy javesh martese, qe u zhvillua ne Polinezine Franceze, njoftoi revista ''People''. Autori i "Shrek"-ut dhe "Dreamgirls"-ave dhe Edmonds, producente filmash, u martuan ne nje ishull privat, ne Bora Bora, diten e Vitit te Ri. Murphy, 46 vjec dhe Edmonds, 40, i deklaruan revistes ''People'' se kishin vendosur te mbeteshin miq.
Murphy ishte divorcuar me pare nga Nicole, me te cilen kishte jetuar 13 vjet. Cifti kishte pese femije. Vitin e kaluar, Murphy pati nje vajze edhe me Melanie Brown te grupit ''Spice Girls''. Nderkohe, Edmonds u nda vitin e kaluar nga bashkeshorti i saj, kengetari Kenneth "Babyface" Edmonds, me te cili pati dy femije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›