Edgar Çani kalon te SalernitanaSkuadra e Palermos, e cila zotëron kartonin e ish-lojtarit të Peskarës, ka menduar të sistemojë lojtarin në radhët e skuadrës së Salernos.

BLEDAR GRECA - Zërat qarkullonin me kohë, ndërsa tashmë është përfundimtare. Edgar Çani do të luaje fazën e dytë të Serisë B me Salernitanen e bomberit të njohur Di Napoli. Skuadra e Palermos, e cila zotëron kartonin e ish-lojtarit të Peskarës, ka menduar të sistemojë lojtarin në radhët e skuadrës së Salernos.
Për talentin shqiptar kjo do të jetë një mundësi e madhe për të shfaqur vlerat e tij pasi konkurrenca në repartin ofensiv tëe skuadrës së drejtuar nga Kastori është e “varfër”.
Është për të përmendur fakti që 19-vjeçari për momentin ka refuzuar ftesën e Kombëtares shqiptare U-21, pasi ai shpreson që në një të ardhme jo të largët të veshë fanellën e kampioneve të botës, atë të Italisë.
E Marte, 03 Shkurt 2009