Edhe 14 kapsula me kokaine nga trupi i trajnerit

U arrestua dy dite me pare ndersa kishte shkuar ne urgjence per dhimbje stomaku
TIRANE- Nje dite pas arrestimit te Arjan Korces ish- volejbollist te kombetares aktualisht trajner moshash ne Rumani edhe dje policia ka administruar te tjera kapsula me kokaine te gelltitura nga i arrestuari. Deri te premten vone policia kishte administruar se paku 30 kapsula disa grameshe te mbushuara me kokaine te cilat kishin madhesine e nje gishti dore. Nderkaq gjate nates policia ka administruar edhe 14 kapsula te tjera me kokaine qe gjithashtu kishin te njejten madhesi. Kapsulat jane nxjerre pas nderhyrjes se kryer prej mjekeve gjate dites se premte ne urgjencen e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ne kryeqytet.
Nxjerrjet e sasise se heroines jane kryer nepermjet nje metode mekanike qe perdoret nga mjeket per paciente te ndryshem qe kane probleme me jashteqitjen. Ne kete rast ashtu si edhe ne nxjerrjen e kapsulave te para ato kane dale nga zorra e trashe dhe policia ka mbajtur proces- verbale te fiksimit te provave per cdo rast kur nga trupi i trajnerit te volejbollit dilnin kapsula qe mbeteshin ne pampersat e vene nga mjeket ne spital. Hetuesit e policise dhe mjeket besojne se Korca ka ende kapsula te tjera ne bark apo ne zorre te cilat ende nuk kane dale.
Disa nga kapsulat e nxjerra kane qene te cara ose thuajse te demtuara. Nderkaq policia ka nisur hetimet per te verifikuar te gjitha rrethanat e trafikimit te lendes narkotike ne nje menyre teper origjinale dhe e padegjuar ndonjehere me pare ne Shqiperi. I arrestuari ka pretenduar se nuk kishte dijeni se ckishte ne bark dhe se si ia kishin futur ato aty. Ne te kundert ne Perendim nje metode e tille e trafikimt te narkotikeve nepermjet pertypjes sipas burimeve te policise eshte mjaft e perhapur dhe e perdorur ne rrjetet e trafikut.
Korca 44 vjec i cili ndodhet tashme i arrestuar ne flagrance me akuzen e trafikimit te lendeve narkotike ndodhet i shtruar ne spitalin civil ne Tirane ndersa mjeket kane kerkuar ta transferojne ne ambientet e spitalit te burgut. Drejtuesit e policise se Tiranes per rastin ne fjale kane kerkuar garanci se ai nuk do te kishte probleme shendetesore. Dje policia e Tiranes doli ne nje deklarate per shtyp ku njoftoi se kishte gjetur ne trupin e Korces 290 grame kokaine. I arrestuari ishte kthyer dy jave me pare nga Argjentina nga ku besohet se kishte marre persiper te transportonte kokakinen ne nje menyre krejtesisht origjinale duke e pertypur ate. Pas mberritjes ne Shqiperi ai nuk mundi te nxirrte mallin ndersa u detyrua te shkonte ne spital ku edhe u arrestua me pas nga policia.