E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epirotet e vjeter jane... iliret

Gjuha e epiroteve te vjeter hulumtimi i Arsim Spahiut per nje terren qe shpesh eshte mbjelle me nacionalizem dhe diletantizem mbron tezen delikate dhe komplekse karakterin etnik ilir te epiroteve


Gjuha e epiroteve te vjeter i Arsim Spahiut merret me nje problem te veshtire e te nderlikuar qe megjithese i rrahur ne literaturen historike gjuhesore shkencore ne dy dekadat e fundit ka qene nje terren qe shpesh eshte mbjelle me nacionalizem dhe diletantizem nga botime jo shkencore. Vepra e ketij doktori te shkencave ne histori te lashte i Universitetit te Franshe-Komtese Franche- Comt ne France eshte e treta e ciklit te hulumtimeve mbi karakterin etnik ilir te epiroteve Orakulli i Dodones dhe epirotet I Tirane 2008 Mbi arkeologjine e Dodones dhe te Epirit II Tirane 2009 Gjuha e epiroteve te vjeter Tirane 2010.


Prezantimi iu be dje ne Akademine e Shkencave ne prani te autorit i ardhur nga Parisi vendi ku jeton pas nje jetes se veshtire ne internim ne Shqiperi po edhe per arsye te punes kerkimore shkencore ne Biblioteken Kombetare te Parisit burimi i tij per lenden dokumentare.


Prof. Seit Mansaku tha per Shekullin se autori eshte perpjekur te mbeshtetet ne te dhenat me te pranueshme ne tezat me te qendrueshme i ka sistemuar dhe paraqitur ato ne nje trajte qe i japin librit vertet nje karakter jo diletantesk sic ndodh nganjehere ne kete fushe por nje liber shkencor. Prandaj eshte vertet merite e ketij autori qe per nje problem kaq te veshtire dhe ku jane shprehur shume hipoteza ka ditur te perzgjedhe ato qe jane me afer te vertetes shkencore.


Po kur ka qene hera e fundit ne kete akademi qe eshte diskutuar per kete gje
Nje kuvend i studimeve ilire eshte bere me 1972 pastaj nje tjeter konference e madhe albanologjike eshte bere me 1982 per etnogjenezen e shqiptareve per formimin e gjuhes dhe te kultures te popullit shqiptar. Dhe te gjitha keto materiale te kongreseve dhe te kesaj konference jane botuar. Nga keto ka kaluar vertet nje kohe e gjate pavaresisht se per te pasur rezultate te reja ne keto fusha kaq te veshtira nuk mund te behet ndryshe.
Dhe si shton me te drejt prof. Mansaku kane dale edhe probleme te tjera sic eshte rishikimi i standardit ceshtje per te cilen Qendra e Studimeve Albanologjike pergatitet te organizoje ne dhjetor nje konference te shumepritur.


Zoti Spahiu ju po prezantoni nje veper mbi ceshtje te etnogjenezes ne Akademine e Shkencave te Shqiperise dere qe shapet lehte per keto ceshtje. Po per ju ka domethenie kjo
Ne Shqiperi botohen shume libra mbi pellazget dhe iliret edhe nga njerez te cilet nuk mbeshteten ne referenca ne autore gjuhetare ose historiane te cilet jane te njohur. Kaq sa per te vene ne dukje nje ndryshim midis librit tim dhe librave qe botohen nga njerez qe jane dashamires te ceshtjes kombetare atdhetare intelektuale. Per ata do te ishte kjo fushe si per mua ta zeme inxhinieria ose mjekesia.


Atehere ne kete keqkuptim te rolit te patrioteve per te deshmuar etnogjenezen lashtesine ky liber cfare teze merr dhe mbron
Argumente te shumte gjuhesor mbi karakterin ilir te epiroteve te vjeter. Teza baze eshte epirotet e vjeter jane iliret. Po perdor kohen e tanishme pra jane e jo kane qene Epirotet e vjeter jane iliret. Mirepo ketu ka dicka tjeter. Dhe kjo eshte hipoteza ime. Shume autore i quajne epirotet pellazge autore te tjere i quajne ilire. Asnje nuk thote pellazget dhe iliret e Epirit ose iliret dhe pellazget e Epirit por vetem njeren fjale ose fjalen tjeter. Per mendimin tim perderisa behet fjale per te njejten kohe atehere duhet te jene pellazget ilire ose iliret pellazge sic eshte thene deri ne fund te shekullit te kaluar njekohesisht per dhe arber dhe shqiptare.


Kur thoni gjuha e epiroteve te vjeter cfare deshmish sillni ju per nje nga elementet qe ka qene gjithnje problem per tu deshmuar ne fushen e studimeve ilirike.
Per arsye se nuk eshte punuar sa duhet prandaj. E kam hapur prape ketij kapitull. Duhet te punohet ne kete drejtim.



Kjo siguria juaj nga cfare lloj burimesh vjen dhe cfare kerkimesh keni bere
Te autoret me te njohur te Greqise se vjeter edhe te autoret e tri shekujve te fundit. Jane pothuajse te gjithe ata qe ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi thone se epirotet jane pellazge.
Ndersa nga autoret moderne te tri shekujve te fundit disa thone jane pellazge dhe te tjere qe jane ilire. Ata qe thone ilire nuk thone asnjehere pellazge dhe e anasjellta. Pastaj ka nje deshmi gjuhesore qe provojne se pellazget jane ilire.


Mund te na e ilustroni
Kalimi nga dh ne d nga o ne a jane tipare te pellazgjishtes dhe ilirishtes. Ka dhe te dhena te tjera qe i kam renditur ne liber. S-ja ne fillim te gjithe emrave qe fillojne me s eshte e aspiruar kurse ne ilirisht dhe ne gjuhe te tjera indoevropiane nuk eshte e atille as pellazgjisht nuk eshte keshtu as shqip.



Pak dime kush eshte Arsim Spahiu dime qe keni vuajtur shume.
Ne moshen 20-vjecare me kane internuar. Isha ne vitin e dyte ne Universitetin e Tiranes ne Degen e Fizikes.


Per cfare arsyesh ju internuan
Arsyen e internimit e dinte vetem Partia. Na ngriten nga Tirana drejt e ne vendin ku qendruam te internuar per 29 vjet ne kushtet me te veshtira. Ishim familjarisht dy prinderit dy vellezerit dhe tri motra te vogla.


Ne Lushnje
Ne Gradisht ne qendren e internimit. Kemi punuar ne bujqesi ose ne ndertim.



Nga ana tjeter me studimet
Une fle pese ore. E perballoj pastaj paska miliona njerez qe flekan pese ore dhe skane nevoje per me teper gjume... Kam shkruar dy romane shkrime pamflete dhe dy here i kam djegur njehere une e njehere babai. Babai im Enver Spahiu ne vitet dyzete nuk kishte kurrfare perspektive ne Shqiperi prandaj u dergua ne Kosove si mesues fale marreveshjes midis dy qeverive. Mirepo ne vitin 1947 kur u prishen marredheniet shqiptaro-jugosllave tim ate e internuan.



fare rruge ndjek me tej hulumtimi juaj mbi etnogjenezen
Tani nje mendje me thote te merrem me arkeologji sepse nuk binden qe pellazget kane arkeologji pikerisht ata akademiket.


Megjithese komplimentet per librin nuk jua kursyen sot.
Ato qe i thane detyrohen ti thone. Sigurisht qe ka pasur arkeologji te pellazgeve. Mirepo kjo eshte e periudhes para greke. Greket mendohet qe kane ardhur ne Ballkan ne shek. 18-19 para epokes se re. Por ketu nuk jane botuar librat nuk ka literature. Desha te provoja karakterin ilir etnik te epiroteve. Per kete kam punuar.



Prof. Seit Mansaku
Perpjekje per te pranuar lidhjen e shqipes me ilirishten


shte gje e njohur tashme qe ne greqishte ka disa elemente te hershme te cilat nuk shpjegohen dot me gjuhen greke vete domethene qe i perkasin nje substrati tjeter gjuhesor qe nuk jane ne ate linjen e zhvillimit te panderprere nga indoevropianishtja ne greqishte. Keto elemente duket se i perkasin nje substrati te hershem te lashte te cilin disa e kane quajtur pellazgjik disa e kane quajtur mesdhetar disa protoindoevropian. Autori ka mbrojtur tezen e formuluar edhe nga te tjere me perpara qe pellazgjishtja ka qene nje gjuhe indoevropiane dhe keto elemente ne greqishte qe nuk shpjegohen dot me greqishten duhen mbledhur duhet pare shtrirja e tyre gjeografike ku mbizoterojne. Per shembull emrat e tipit Korinthos me grupin nth ose emrat e tipit Larisa qe nuk gjejne shpjegim ne greqishte. Autori perpiqet te shpjegoje qe keto kane nje perhapje ne zonen trako-ilire prandaj qe pellazgjishtja duhet te kete pasur lidhje me ilirishten te tjere kane thene me trakishten. Por iliro-trakishtja eshte perseri nje binom jo pa lidhje njera me tjetren sepse dhe per shqipen disa mbrojne tezen nga ilirishtja disa mbrojne tezen nga trakishtja.


E rendesishme eshte kjo qe nga pikepamja metodologjike autori Arsim Spahiu nuk perpiqet te shpjegoje pellazgjishten nepermjet shqipes duke menjanuar ilirishten qe eshte patjeter nje faze e ndermjetme dhe e gjate. Dihet nga burimet historike te autoreve greke edhe latine qe ne antikitet ketu kane qene iliret dhe pas ilireve jane shqiptaret. Nuk mund te behet lidhja nga shqiptaret te pellazget duke kapercyer iliret sic kane bere disa autore. Kurse Spahiu perpiqet ta pranoje lidhjen e shqipes me ilirishten dhe pastaj te ilirishtes me pellazgjishten dhe kjo eshte nje gje pozitive.
Problemi pellazgjik nganjehere eshte marre si nje problem romantik nacionalist diletantesk por kur trajtohet me metoda shkencore me seriozitet shkencor me ato argumente sado te pakta dhe nuk teprohet me etimologjizime te kota mund te kthehet
vertet ne nje problem shkencor ashtu sic eshte.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›