Berisha Rama te kerkoje falje per vizat

LEZH- Pas vendimit te socialisteve per te rinisur protestat ne mbare vendin reagoi edhe kryeministri Berisha i cili i kerkoi kryesocialistit Rama qe tiu kerkoje falje shqiptareve per liberalizmin e vizave. Kreu i qeverise akuzoi serish drejtuesin e opozites se eshte perpjekur qe te bllokoje nepermjet grevave heqjen e vizave per qytetaret. Levizjen tuaj te lire u perpoqen me te gjitha menyrat nje grup bllokmenesh te rinj ta marrin peng njelloj sic mbajten peng kete vend eterit e tyre per 4 dekada me radhe. Keta shoke meqenese vete leviznin ne te kater anet e Europes dhe te botes me pasaporta diplomatike dhe benin pushimet me luksoze ne Europe dhe ne bote donin me cdo kusht qe per te ndeshkuar Sali Berishen te ndeshkonin secilin prej jush te bllokonin vizat per ju - tha Berisha.
Per kryeministrin levizja e lire nuk ishte dhurate por merite e qeverise e cila pajisi ne nje kohe rekord qytetaret me leternjoftime elektronike dhe qe vendosen teknologjite me moderne ne pikat e kalimit te kufirit qe sipas tij e shnderruan Shqiperine ne nje nga vendet me te sigurta ne Europe. Shefi i mazhorances garantoi se zgjedhjet e ardhshme vendore do te jene te lira dhe te ndershme. Dua ti them pak shokut Rama se zgjedhjet po vijne dhe dua tiu them shqiptareve se do te jene zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kam besimin me te madh se qytetaret e Tiranes do te japin ty ne emer te qytetareve te te gjithe Shqiperise ate qe meriton - u shpreh Berisha. Deklaratat kreu i qeverise i beri gjate inaugurimit te te rruges Lezhe-Vau i Dejes.