E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe 3 muaj burg per Llupon nen hetim per tre vrasje

Tirane Majori i Gardes se Republikes Agim Llupo i dyshuar nga prokuroria si autor i vrasjes se Ziver Veizit do te qendroje edhe tre muaj ne qeli. Vendimi eshte marre mesditen e djeshme nga gjyqtari Shkelqim Mustafa i cili pranoi kerkesen e prokurorise per te zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit per gardistin Agim Llupo. Ne nje seance me dyer te mbyllura gjykata vendosi te lere ne qeli Llupon deri ne daten 8 maj te ketij viti qe korrespondon me zgjatjen tremujore te afatit te paraburgimit. Seanca e djeshme u shty me nje ore kohe kjo e vene ne dispozicion te avokates se caktuar kryesisht pasi avokati i zgjedhur prej gardistit te dyshuar per vrasje nuk ishte paraqitur ne seance. Mungesa e mbrojtesit te ri te Agim Llupos pas doreheqjes se Genc Gjokutajt u be shkak per shtyrjen e seances ku do te shqyrtohej kerkesa e tij me objekt lirimin e menjehershem nga qelia per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit. Gjyqtari Shkeqlim Mustafa kishte caktuar oren 1200 te dites se djeshme per shqyrtimin e kesaj kerkese e cila eshte depozituar pak dite me pare ne Gjykate. Me pas ne oren 1300 gjykata kishte caktuar seancen per shqyrtimin e kerkeses se prokurorise e cila ne limitet e fundit kohore kerkoi ne gjykate zgjatjen me tre muaj te afateve te paraburgimit per gardistin Agim Llupo. Prokuroria e argumentoi kete kerkese me faktin e shtyrjes se hetimeve edhe me tre muaj me qellim mbledhjen e provave te reja qe lidhen me ceshtjen. Pas zgjatjes se afatit te paraburgimit dhe hetimit Llupo do te hetohet nga prokuroria edhe per dy vrasjet e tjera te ndodhura me 21 janar te vitit te shkuar ne radhet e demonstruesve te opozites. Deshmitaret e kane identifikuar ate si te dyshuar per vrasjen e Hekuran Dedes ndersa ekspertiza e FBI-se tregon se predha e gjetur ne trupin e Aleks Nikes ka ngjashmeri me predhen e gjetur ne trupin e Ziver Veizit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›