Spahia ne Kukes Vemendje maksimale per rastet emergjente
Per cdo rast emergjent shendetesor do te vihen ne dispozicion helikopteret e Ministrise se Shendetesise. Zv/ministri Bardh Spahia ka takuar pasditen e djeshme anetare te Shtabit te Emergjencave Civile ne Kukes ku u ka kerkuar bluzave te bardha vemendje maksimale per cdo rast. Spahia ka theksuar qe cdo rast emergjent me pare te trajtohet ne Spitalin e Kukesit e me pas ne rast perkeqesimi pacienti te niset drejt qendrave spitalore ne Tirane. Ne te gjithe rajonin verilindor ne ditet e fundit eshte shtuar numri i rasteve kur banoret kane kerkuar ndihme mjekesore dhe transportimi i tyre nga zonat e bllokuara eshte bere nepermjet helikopterit. Po ashtu jane shtuar edhe pacientet e prekur nga gripi stinor ku numri i vizitave ne Spitalin e Kukesit ka arritur ne mbi 300 paciente ne dite.