Edhe 37 mijë euro për galerinë ‘Agim Çavdërbasha’
Në bazë të Memorandumit, MKRS ndanë edhe 37 mijë e 399 euro për rinovime dhe kështu përmbyllet i gjithë projekti që në total ka kushtuat 84 mijë euro. Rinovimi i galerisë ka nisur tek në vitin 2011.
Përfaqësuesja e Fondacionit “Agim Çavdërbasha”, Sebahate Çavdërbasha tha se ndjehet vërtetë e lumtur që galeria po merr pamje të re dhe tashmë e gjithë krijimtaria e bashkëshortit të saj, do të ketë hapësirën e nevojshme për t’u ruajtur. Galeria pritet të jetë në shërbim të artistëve, për aktivitete të ndryshme kulturore. Ajo ka falënderuar ministrin Krasniqi që i ka dhënë prioritet kësaj çështje dhe është angazhuar maksimalisht që kjo të përfundojë sa më shpejtë.
Nga ana tjetër, Sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi ka thënë se MKRS do të vazhdojë të mbështesë kulturën në vend dhe do të investojë në mbrojtjen e krijimtarisë së artistëve tanë të çmuar.