E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe 5 mijë familje tjera kërkojnë para nga shteti

Brenda një viti mbi 5 mijë familje të reja kanë aplikuar për të përfituar asistencë sociale nga Qeveria e Kosovës, ndërkaq janë riaktivizuar mbi 1 mijë familje, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas të dhënave të tyre, numri i përgjithshëm i familjeve që marrin asistencë sociale në Kosovë është mbi 31 mijë familje.

Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevojat e familjeve për asistencë sociale janë më të mëdha se sa që janë mundësitë për të dhënë ndihmë sociale.

“Numri i familjeve që kanë bërë aplikim dhe që kanë hyrë në skemë sociale janë 5.414 familje të reja, ndërsa janë riaktivizuar 1.1793 familje që kanë qenë dikur por që iu është ndërpre ndihma për arsye të ndryshme, për shembull e kanë rregulluar gjendjen sociale për një kohë është punësuar dikush dhe iu është ndërprerë, por që janë kthyer përsëri në skemë sociale”, thotë Gjocaj, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në vitin 2012, Gjocaj thotë se iu është ndërprerë ndihma sociale mbi 7 mijë familjeve, kryesisht për arsye ligjore, ndërkaq mbi 4 mijë familje tjera iu është ndërprerë ndihma sociale pasi që janë zbuluar se pa të drejtë e kanë shfrytëzuar ndihmën dhe kanë qenë në qenë marrëdhënie pune.

Gjocaj tregon edhe për disa ndryshime që janë bërë në ligj sa i përket asistencës sociale.

“Që nga fillimi i këtij viti do t’i paguajmë familjet e madhësisë deri në 15 anëtarë jo si ka qenë deri në 7 anëtarë, po ashtu nga fundi i viti pas reduktimet të familjeve që pa të drejtë kanë marrë asistencë sociale kemi pasur efiqencë në mjete dhe kemi aplikuat një shtesë për fëmijë që iu shkon fëmijëve nga 0 deri 18 vjeç ndihëm në shkollim apo diçka tjetër nga 5 euro”, shprehet ai.

Kosova ka të krijuar një bazë të politikave sociale, që përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë dhe kontribut-dhënëse, pastaj pensionet e personave me aftësi të kufizuara dhe pensionet e Trepçës.

Krahasuar me të dhënat e më hershme zyrtare numri i familjeve që marrin asistencë sociale ka shënuar rënie.
Sipas atyre statistikave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale numri i familjeve që marrin asistencë sociale ka qenë 35 mijë familje me 182 mijë anëtarë.

Asistenca sociale për familjet të cilat e gëzojnë këtë ndihmë është prej 40 deri në 80 euro në muaj.
Situata ekonomike e familjeve të cilat jetojnë në varfëri do të vështirësohet edhe më shumë gjatë këtij viti, pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës se çmimet e konsumit në vend do të shënojnë rritje. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›