E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i OBI, lobon për njohje të Kosovës

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka nisur një vizitë në Arabinë Saudite, për të kërkuar njohje të reja nga vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën. Hoxhaj, tha se është pajtuar me Isanogllu, për një strategji të re të punës, e cila do të realizohet muajve në vijim, e që ka për synim t’i sjell Kosovës numër më të madh të njohjeve.

Ministri Hoxhaj, pohoi se ka marrë mbështetje nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Isanogllu, dhe se ky i fundit ka premtuar se do të loboj tek vendet anëtarë të kësaj organizate që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj, tha se është pajtuar me Isanogllu, për një strategji të re të punës, e cila do të realizohet muajve në vijim, e që ka për synim t’i sjell Kosovës numër më të madh të njohjeve, raporton RTK.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Isanogllu, tha se do të vazhdojë të mbeshtesë Kosovën me synimin për të rritur numrin e njohjeve.

“Ne do të vazhdojmë angazhimet tona në këtë drejtim. Dua të ju kujtoj që deklarata e parë që është bërë Ditën e Pavarësisë është bërë nga Dakari, ku isha duke i bërë përgatitjet e Samiti të liderëve të OKI-së, që nga atëherë kam mbështet pavarësinë e Kosovës. Ne do të vazhdojmë mbështetjen për rritjen e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim Islamik dhe OKB”, tha Isanogllu.

Njohja e fundit që i ka ardhur Kosovës, ishte ajo nga Pakistani, njëri ndër vendet më me ndikim i Organizatës për Bashkëpunim Islamik. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›