E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ajax, pas Ibraimit

Pas Dinamo Zagrebit dhe Heerenveenit, edhe gjiganti holandez, Ajax ia ka vënë syrin futbollistit shqiptar, Agim Ibraimi, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në elitën e futbollit slloven me skuadrën Olimpija Ljubljana.

E përditshmja holandeze, voetbalprimeur.nl shkruante të mërkurën se sulmuesi nga Maqedonia sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Olimpija, për ta vazhduar karrierën në një klub më të madh.

Gjiganti kroat duket një opsion, por më shumë ka mundësi që 21-vjeçari të zbarkojë shumë shpejt në Holandë. Kjo e përditshme shkruan se Heerenveen ka përparësi dhe që mund ta mbyllë këtë çështje në orët e ardhshme, mirëpo ‘futja në thes’ e Ajaxit, mund t’i ndryshojë gjërat.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Martin Jol e sheh përfaqësuesin maqedonas si alternativë të Mounir El Hamdaouit, në rast se ky i fundit nuk transferohet në ekipin nga Amsterdami.

Kurse gjiganti kroat, Dinamo Zagreb, reprezentuesin maqedonas e sheh si zëvendësueses të sulmuesit Mario Mandzukic, i cili braktisi Dinamon për t’u transferuar te skuadra nga Bundesliga Wolfsburg.

Ish-futbollisti i klubit austriak, Red Bull Salsburg, ka shënuar në përgjithësi 19 gola në 47 ndeshje me Olimpinë, prej tyre 7 në sezonin e fundit. 21-vjeçari në sezonin 2005/2006 ka bartur edhe fanellën e klubit nga Tetova, Shkëndija 79.

Gjatë kësaj periudhe, Ibraimi zhvilloi rreth 50 ndeshje për kuqezinjtë, derisa realizoi vetëm tre gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›