Orebro mund ta humbë Ajdareviçin
Tre gola për 56 minuta. Astrit Ajdareviç e ka mahnitur të gjithë Suedinë. Mirëpo, ekipi i tij i ri, Orebro, mund ta shijojë spektaklin që po dhuron mesfushori ofanziv shqiptar vetëm deri në dimër.
Forma e shkëlqyeshme mund të bëjë që 20-vjeçari të kërkojë ta ndërrojë mjedisin pas gjashtë muajsh, gjatë dimrit, kur të përfundojë kampionati suedez, pa kurrfarë dëmshpërblimi. Të njëjtën gjë, pra kërkesën për shkëputje kontrate para kohe mund ta bëjë edhe ekipi suedez, Orebro.
Kështu shkruante të mërkurën e përditshmja suedeze, Nerikes Allehanda (NA), e cila zbulon se ka një klauzolë në kontratën e Ajdareviçit, e cila e lejon futbollistin që ta prishë kontratën para kohe.
Kohë më parë, Orebro kishte njoftuar se ka nënshkruar kontratë disavjeçare me Ajdareviçin, pa e cekur saktë kohëzgjatjen e saj. “Ajdareviç do të jetë në gjendje ta lërë Orebron para kohe pa kurrfarë dëmshpërblimi”, shkruan NA.
Në njëfarë mënyre, faktin se mund ta humbin futbollistin në fund të sezonit e ka pranuar edhe drejtori sportiv i Orebros, Lennart Sjogren. “Nuk mund as ta konfirmoj, e as ta përgënjeshtroj këtë rast”, ka thënë Sjogren, i cili ka konfirmuar se në kontratë ekziston njëlloj obligimi i tillë, por që sipas tij, nuk është e cekur asnjë datë.
Mesfushori ofanziv nga Prishtina nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me pikat që janë cekur në kontratën e tij. “Çka është shkruar në kontratën time nuk mund të flas. Nuk mundem dhe nuk dua”, ka thënë ish-futbollisti i Liverpoolit, që sipas mediave suedeze, paguhet 28 mijë dollarë në muaj te Orebro.