E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Ari Han pas Danimarkes, ne kazino

Pas humbjes se kombetares sone, me Danimarken, ish-trajneri kuqezi Ari Han i eshte drejtuar nje kazinoje ne Danimarke, pa u shqetesuar fare per lojen e dobet dhe humbjen e ekipit tone kombetar. Kjo ka qene edhe nje arsye me shume, qe drejtuesit e FSHF-se ta shkarkonin nga drejtimi i kombetares. Kritikave te fundit karshi trajnerit Josip Kuzhe, i eshte pergjigjur ne kete menyre Nuri. "Nuk e kuptoj, pasi aftesia e trajnerit matet me rezultate dhe Kuzhe akoma nuk ka drejtuar kombetaren tone, ne nje ndeshje zyrtare. Trajneri i larguar, Ari Han jo vetem qe nuk pati rezultate, por ai nuk fitoi as zemrat e shqiptareve," - theksoi Lutfi Nuri. Keshtu, per Kuzhe eshte e sigurt, se pas nje viti do te kete te dhena me te mira se Han, edhe pse akuzohet se luan vazhdimisht kumar. Ish-trajneri i kombetares shqiptare, Oto Baric, gjithashtu kroat, pergezoi kuqezinjte per zgjedhjen e Kuzhe, ne drejtimin e ekipit tone kombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›