Rreshen-Kalimash, tuneli hapet brenda javes
Vetem pak dite e ndajne bashkimin natyral te kombit shqiptar, i cili tashme do te kete lidhjen me te shkurter nepermjet aortes kombetare Durres-Kukes. Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, inspektoi punimet e rruges, i shoqeruar nga nje grup gazetaresh. Olldashi u shpreh se jemi fare pak metra nga takimi i dy portave te tunelit, gje qe do te thote se brenda fundit te kesaj jave punetoret nga te dy anet e tunelit do te kene mundesi te shtrengojne duart mes tyre. Nder te tjera Olldashi shtoi se jemi ne nje nga pikat me kulminante te te gjithe projektit pra te hapjes se tunelit prej 5.6 km. Ai theksoi se punimet po ecin me ritme te shpejta ne te gjithe segmentet e rruges Durres-Kukes. Ne pjeset e tjera te projektit po vijohet me asfaltimin dhe intensiteti i punimeve eshte mjaft i larte, u shpreh Olldashi. Gjithashtu, rruga Durres-Kukes eshte vizituar edhe nga kongresmeni amerikan, Robert Anderholt, i cili tha se kishte mbetur i surprizuar nga permasat e ketij projekti gjigant.
Kongresmeni u shpreh se "Shqiperia ka bere nje progres te jashtezakonshem" dhe shtoi se "mbetem i surprizuar nga ndryshimi qe po peson Shqiperia cdo dite".
Puna e kombinuar ne te dy anet e galerive te tunelit ka bere qe vetem disa metra te mbeten deri ne depertimin e drites ne te dy anet e tij. Nderkohe, ne te gjithe pjesen tjeter te rruges ka nisur asfaltimi dhe volumi i punimeve vazhdon me ritme te shpejta, duke aplikuar punen ne 24 ore. Nga 29 urat jane perfunduar 25 dhe brenda kesaj jave priten te perfundojne dhe 2 te tjera. Nder urat e perfunduara eshte edhe ajo me e larta e projektit, 80 metra e larte. Sakaq, ka perfunduar 100 % procesi i germimit i cili perfshin mbi 33 milion meter kub material shkembor. Ndertimi i tunelit Thirre-Kalimash, ishte pjesa me e veshtire nga pikepamja inxhinierike qe po realizohet ne ndertimin e autostrades Durres-Kukes-Morine. Ne cdo 400 metra te tij, tuneli do te kete lidhje telefonike, rruge per kembesoret si edhe xhepa per qendrimin e mjeteve.
Kompania "Bektel -Enka" ka rritur ritmet e punimeve dhe ne sektore te tjere si perfundimin e 29 urave te ketij segmenti rrugor me gjatesi prej 60,4 kilometra si dhe ne procesin e asfaltimit. Gjate 2 viteve te fundit "Bektel-Enka" ne dy sektoret e saj punesoi rreth 3400 punonjes, shumica shqiptare. Ne funksion te vazhdimit normal te punes u vune mbi 1300 mjete te llojeve te ndryshme. Autostrada Durres- Kukes , nje projekt i qeverise shqiptare, eshte vepra me e madhe inxhinjerike ne Shqiperi. Nje vit me pare, gjate inspektimit te punimeve ne keto tunele, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se "mendimi i pare qe te vjen ne mendje eshte se malet nuk ndajne me kombin, nuk i ndajne me shqiptaret. Udhetimi tek tunelet te rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi keto jane punime te permasave gjigante, te cilat kane bere qe 'aorta' e shqiptareve te mbarte nje fame ne mbare Evropen, si kryeveper e njeriut". Ai e konsideroi kete rruge "si mrekulline me te madhe shqiptare te koherave, ne fushen e ndertimit".
Vecorite e autostrades se re me Kosoven
Perfundimi i kesaj vepre te infrastruktures rrugore, shenon nje moment historik ne ridemensionin e marredhenieve te dy vendeve te te njejtit komb, Shqiperise dhe Kosoves. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine, shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese dhe krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem 2- 3 ore ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit. Rritja e dendesise se levizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetem lidhja e kesaj treve, por edhe e nje rajoni me te gjere ne perspektiven e afert deri ne takimin me Korridorin Pan Evropian nr.10 ne Nish dhe me tej ne Rumani, Bullgari e gjetke, e ben kete arter, mjaft terheqes dhe me perspektive, per Kosoven, per Shqiperine dhe per vete rajonin. Rruget ekzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jane ndertuar ne periudhat, gjate viteve 30 i pari dhe i dyti gjate viteve 50 e 60, te shekullit te kaluar, ne kushtet e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore, gjithashtu mjaft te kufizuara.
Rritja ekonomike
Krahasimi