E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kuzhe, kombetarja nuk eshte e humbur"

Aranit Muraci

Trajneri i sapoemeruar ne krye te kombetares shqiptare, Josip Kuzhe do te drejtoje ekipin, ne tre ndeshjet e fundit te eliminatoreve, "Euro 2012". Zv./presidenti i FSHF-se, Lutfi Nuri, thekson se ai ishte kandidati me i mire i mundshem, per te marre drejtimin kuqezi. "Kuzhe i perket shkolles kroate, nje shkolle e njohur edhe ne arenen nderkombetare, - theksoi Nuri, - por ai eshte edhe nje trajner qe pranoi cmimin me te ulet, qe i pershtatej tregut tone, pranoi gjithashtu te qendronte dhe te punonte ne Shqiperi, gje qe solli interesin e FSHF-se, per ta emeruar ne krye te ekipin tone kombetar dhe keto argumente mendoj se jane te mjaftueshme, per te hedhur poshte cdo pretendim tjeter". Josip Kuzhe do te drejtoje kombetaren shqiptare ne tre ndeshjet e fundit eliminatore, te Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010". Ai eshte perzgjedhur mes te gjithe kandidateve te tjere dhe puna e tij nuk do ta matet me ndonje fitore apo rezultat pozitiv, qe do te arrije, ne ndeshjet e mbetura. - "Me Portugaline, Danimarken dhe Suedine, ekipi kombetar i Shqiperise do te kete te veshtire te arrije ndonje rezultat pozitiv. Puna e trajnerit do te matet nga loja dhe komponente te tjere, ne vendimmarrjen e tij, ku synimi yne eshte qe te prezantohemi sa me mire ne eliminatoret e evropianit te ardhshem", - theksoi Nuri. Lista e lojtareve qe do te shpalle trajneri kuqezi, ne vigjilje te ndeshjes se tij te pare ne stolin kuqezi, pritet me interes, pasi do te mesohen ndryshimet e para. Ne vigjilje te Portugalise, do te kete ndryshime. Trajneri kroat ka vezhguar gjate diteve te fundit, kasetat me pamjet filmike te ndeshjeve te fundit te kombetares shqiptare. Ai ka njohuri te mjaftueshme, per ekipin qe ka luajtur ne ndeshjet e kaluara, per lojtaret titullare dhe eshte duke vezhguar elemente te spikatur te kampionatit tone dhe te ekipeve jashte vendit. Kuzhe, ne vigjilje te ndeshjes se radhes, me Portugaline, pritet te ftoje edhe disa nga lojtaret me te spikatur te futbollit shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›