E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Belgjika në telashe?

Belgjika rrezikon të pasojë rastin e Greqisë dhe Italisë, nëse nuk formon një qeveri së shpejti.

Alarmi është dhënë nga komisionari belg i BE-së, Karel De Gucht, i cili e quajti vendin e tij si “viktimën e mundshme të radhës”, duke argumentuar se mungesa e një qeverie do të reflektohet me humbjen e besimit në tregun financiar.

Kryeqendra evropiane renditet e treta në BE, pas Greqisë dhe Italisë, për nivelin pothuajse 100 për qind të borxhit në raport me GDP-në, që përbën dhe një prej treguesve kyç të mirëqenies ekonomike.

Belgjika mban rekordin botëror me 517 ditë pa qeveri, ndërkohë që negociatat për formimin e saj vazhdojnë pa rezultat, për shkak të diferencave mes jugut frëngjishtfolës dhe veriut, ku mbizotëron gjuha holandeze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›