E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen mungon gjashtë javë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen mund të mungojë gjashtë javë, për shkak të lëndimit në kofshë.

31-vjeçari vuante nga ky problem gjatë ndeshjes me Otelul Galatin, në Ligën e Kampionëve, e cila u zhvillua më 2 nëntor, por fillimisht nuk dukej diçka serioze.

“Michael ka një tërheqje në muskulin e kofshës dhe do të jetë jashtë për gjashtë javë”, ka konfirmuar United përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Si rezultat i kësaj, ish përfaqësuesi anglez mund të kthehet vetëm në fund të vitit, pas Krishtlindjeve, në ‘Boxing Day’ kundër Wiganit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›