E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Britania e Madhe i thotë jo anëtarësimit të Serbisë në BE

Gjermania nuk është shteti i vetëm i BE-së që do t`i thotë Jo Serbisë për ta fituar anëtarësimin në Bashkimin Europian. Prestigjiozja britanike “The Guardian”, shkruan se listës së vendeve të cilat do të jenë kundër anëtarësimit të saj i janë shtuar edhe Britania e Madhe, Austria e Holanda.
 

"Ne duam që të shohim përkushtim të fortë të Serbisë në dialogun me Kosovën", ka thënë ministri i jashtëm Ëilliam Hague, ndërsa shton se Britania iu bashkua Gjermanisë, Austrisë e Holandës në kërcënimin për përdorim të vetos për vendimin.

Më tej, gazeta shkruan se kjo javë do të jetë e rëndësishme për Ballkanin, nëse rajoni i trazuar në dekadat e fundit do të niset në rrugën e pakthyeshme drejt BE-së, apo të vazhdoj të përpëlitet nën ethet e tensioneve kërcënuese të vazhdueshme. Pamjet e ditëve të fundit në veri të Kosovës, “The Guardian” i krahason me ngjarjet e kohërave të luftës në Jugosllavi në vitet 90-ta.

Në analizën e saj prestigjozja britanike sjell një pjesë të kësaj analize, që parashikon ditë të këqija për Ballkanin nëse Serbisë i mohohet statusi i vendit kandidat.
 

“Nëse Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, atëherë punët do të shkojnë keq në Ballkan. Një Serbi e tensionuar do të fokusohet në Kosovë, Bosnjë e Mal të Zi. Pastaj do të keni një vrimë të zezë në Ballkan" shkruan gazeta teksa citon zyrtarë të lartë evropianë dhe ekspertë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›