E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajden në Athinë edhe për çështjen e emrit

Çështja problematike e kontestit të emrit midis Athinës dhe Shkupit, çështja e Qipros si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të jenë temat e bisedimeve që Zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, do të diskutojë gjatë takimeve që do të zhvillojë në Greqi.

Biden  ka mbërritur mbrëmë në Athinë, ndërsa sot janë parashikuar takime me krerët më të lartë të pushtetit në Greqi. Në qendër të vëmendjes do të jetë kriza e borxheve financiare dhe stabiliteti i këtij vendi.

Bien do të takohet me presidentin grek Karolos Papulias, kryeministrin Lukas Papadhimos, si dhe liderët e dy partive PASOK, Jorgos Papandreu dhe Nea Demokratia të Andonis Samaras, dy partitë që përbëjnë koalicionin e qeverisjes së përkohshme.

Zëvendëspresidenti amerikan ka udhëtuar drejt Athinës pas qëndrimit të tij në Turqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›