E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi/ Fillojne zgjedhjet parlamentare

Rusët filluan të votojnë sot në zgjedhjet parlamentare të destinuara të ruajnë dominimin e partisë Rusia e Bashkuar të Vladimir Putinit në vend, por të karakterizuara nga presione, me imazhin e sulmeve informatike ndaj disa faqeve të pavarura të internetit.

Disa faqe internetit ishin gjithashtu të bllokuara sot në mëngjes, ndër të cilat ato të mediave dhe të një OJQ-je që regjistron mashtrimet elektorale, në shënjestrën e pushtetit që prej një jave.

Bëhet fjalë veçanërisht për faqe interneti të radios Echo të Moskës, të së përditshmes Kommersant, të së përjavshmes New Times, të OJQ-së Golos si dhe faqja e saj interaktive Harta e mashtrimeve.

"Është një sulm masiv", i deklaroi AFP-së një zëdhënës i Golos, Dmitri Mereshko. "Sulmi drejtohet kundër të gjitha faqeve të internetit që do të përpiqen të tregojnë se çfarë po ndodh në zgjedhje", shtoi ai.

Rreth 110 milionë zgjedhës janë thirrur të zgjedhin 450 deputetë të Dhomës së Ulët të parlement, Duma, gjatë një votimi test për kryeministrin rus Vladimir Putin i cili po përgatitet të vijë përsëri në Kremlin në 2012, pas dy mandateve presidenciale (2000-2008).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›