Edhe CSKA, pas Xhakës

Sipas uebfaqes italiane, calcioneës24.com, klubi rus ia ka mësyrë seriozisht përfaqësuesit zviceran, i cili pati paraqitje të shkëlqyeshme në vitin 2011 me Baselin, por edhe me përfaqësuesen e Zvicrës.
Xhaka ka zhvilluar 6 ndeshje në Ligën e Kampionëve, në fanellën e Baselit, ndërsa ishte pjesë e U-23 të Zvicrës, e cila u shpall nënkampione e Evropës. Pastaj, ai u bë lojtar i rëndësishëm edhe i përfaqësueses A të Zvicrës.
Përpos CSKA-së, për 19-vjeçarin më parë kanë shfaqur interesim edhe Milan, Juventus, Lazio, Manchester United, Hamburg etj. Madje, ‘Djajtë e Kuq’ e duan gjatë verës, pasi që menaxheri Sir Alex Ferguson e sheh si pasardhës të Paul Scholes, i cili do të pensionohet përfundimisht në fund të sezonit. Vlera e Xhakës sillet nga 5 deri në 7 milionë euro.