E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ka nevojë për reforma politike

Ligjvënësit evropianë thonë se protestat e kohëve të fundit janë një tregues se Rusia ka nevojë për ndryshim të vërtetë politik, e jo për një mekanizëm mbijetese për udhëheqjen aktuale.

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e bëri deklaratën në Moskë, ndërsa opozita e majtë bëri një tubim për zgjedhje të drejta presidenciale, që do të të zhvillohen më 4 mars.

Protestuesit valëvitën flamuj të kuq dhe mbanin parulla ku thuhej “Rusia pa Putinin”, ndërsa parakalonin pranë Kremlinit.

Udhëheqësi i delegacionit të Këshillit të Evropës, ligjvënësi holandez, Tiny Kox, paralajmëroi se protestat në gjithë vendin, që po zhvillohen pas zgjedhjeve të dhjetorit, duhet të shërbejnë si sinjal për Rusinë.

Ai tha se vendit i duhej një reformim urgjent i sistemit zgjedhor dhe një figurë e paanshme që të shërbejë si arbitër për të garantuar drejtësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›