Edhe Dinamo nuk ka mëshirë për Partizanin
Edhe kompanitë e basteve parashikonin një fitore të lehtë të Dinamos kundër Partizanit: 1.45, Dinamo; 6.50, Partizani. Dhe ashtu ndodhi: kampionët në fuqi fituan 2-0 kundër nënkampioneve të sezonit të kaluar, teksa e mbyllën me dhjetë lojtarë ndeshjen, pas ndëshkimit me karton të kuq (dy të verdha) të Sabino Plakut, i cili për ironi shënoi golin e dytë të Dinamos dhe për më tepër ka dalë nga shkolla e kuqe e Partizanit.
Por ndërsa “blutë” (17-herë kampionë) ngjiten në renditje, të “kuqtë” (15 –herë kampionë) vazhdojnë të vuajnë në dy vendet e fundit të renditjes, teksa nuk i gëzohen 3 pikëve të plota në një takim qysh nga java e parë e Kampionatit të 70-të Kombëtar të Futbollit, kur fituan me Lushnjën në transfertë (0-1).
Dinamo rigjeti fitoren pas tri javësh, falë golave të Artion Poçit në minutën e 37-të pjesës së parë dhe Sabino Plakut në minutën e 73-të (goli i katert i tij sezonal). Plaku u largua me karton të kuq në minutën e 81-të. Një fitore me vlerë për trajnerin kroat të Dinamos, Zlatko Daliç, i cili rehabilitoi veten pas humbjes në derbin e mëparshëm me Tiranën (2-1).
Kjo ishte edhe fitorja e 40-të historike e Dinamos në 131 ndeshje historike me Partizanin, që gjithsesi ruan supremacinë me 46 fitore (45 barazime).
Partizani vazhdoi serinë e rezultate të dobëta, duke pësuar humbjen e pestë në tetë javë. Formacioni i Hasan Likës mund të “mburret” të paktën me tre rekorde negative: ka sulmin më të keq të kampionatit, vetëm 4 gola në 8 takime, është i vetmi ekip që nuk ka fituar në shtëpi, por dhe i vetmi që ka shtatë ndeshje pa fituar.
Ajo që e rëndon më shumë situatën e 15-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë, është fakti se nëse Bylisi, që luan në shtëpi kundër Apolonisë fqinje, do të marrë qoftë dhe një barazim kundër fierakëve, atëherë Partizani do të “shijojë” i vetëm vendin e fundit.
Në javën e 9-të, Dinamo do të përballet me Apoloninë në Fier, ndërsa Partizani do të presë në shtëpi Shkumbinin, me synimin për të realizuar fitoren e parë shtëpiake.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 8
E shtunë, 25.10.2008
Elbasani-Lushnja 2-0
Shkumbini-Tirana 0-0
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta-Flamurtari 1-0
E diel, 26 tetor 2008
Bylis-Apolonia
Besa-Vllaznia
E Shtune, 25 Tetor 2008