E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi sjell paqen në Peqin, gjykim perfekt i Çekaj

Të gjithë e konsiderojnë si një ndeshje në shtëpi atë midis Shkumbinit e Tiranës, kur ajo zhvillohet në Peqin. Dhe e shtuna e rikonfirmoi atë: 0-0. Por dhe në praninë edhe qytetarit numri 1 të shtetit shqiptar, Presidentit të Republikës, Bamir Topit.

Ish-presidenti i Tiranës – i pranishëm javen e kaluar edhe në Tirana-Dinamo (2-1)- shijoi një ndeshje të qetë në fushën sportive të Peqinit, shumë larg asaj Shkumbini-Besa, dhe pa asnjë lloj presioni ndaj gjyqtarit Sokol Çekaj e pa incidente në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja ishte thuajse e ekuilibruar, Shkumbini më mirë në pjesë nën e parë (mund të kishte shënuar në minutën e 44-të, kur goditi shtyllën pingule), ndërkohë që Tirana kryesuese pati një rast me Daniel Xhafën në minutën e 60-të.

Në minutën e 80-të Turdiu goditi fuqishëm me kokë, por topin e grushtuar nga portieri i tretë i Tiranës, maqedonasi Kormodovski, nuk arriti dot ta shtynte në rrjetë Shameti.

Tirana vazhdon të mbetet i vetmi ekip pa humbje në tetë javë dhe “mbretëresha e transfertave” (9 pikë në 5 ndeshje), ndërkohë që Shkumbini njohu të tre rezultatet në shtëpi gjatë këtij sezoni: në 5 takime, 3 fitore, 1 barazim e 1 humbje.

Në javën e 9-të, Shkumbini (tashmë në vendin e katërt) do të luajë në Tiranë me Partizanin, ndërsa bardheblutë (gjithmonë të parët) do të presin në “Selman Stërmasi”, Besën e Kavajës.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 8

E shtunë, 25.10.2008

Elbasani-Lushnja 2-0
Shkumbini-Tirana 0-0
Dinamo-Partizani 2-0
Teuta-Flamurtari 1-0

E diel, 26 tetor 2008

Bylis-Apolonia
Besa-Vllaznia

E Shtune, 25 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›