E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Eneda Tarifa bie në dorë të Aleksandrit të Maqedonisë

 

Ajo ka qenë emri më i lakuar në gazetarinë e shoubiznesit javën që lamë pas... Jemi mësuar ta shohim në skenë apo në lokalet me muzikë live dhe shumë prej këngëve të saj, janë bërë hite ndër vite. Eneda ka një zë të veçantë dhe këndon një lloj muzike që nuk thuajse askush tjetër nga kolegët e saj. Kjo e ka bërë të dallojë për origjinalitetin e saj. Të gjithë pyesnim veten se përse Eneda nuk kishte xhiruar një klip për ndonjërin nga hitet e saj, kur më në fund, kënngëtarja na ka befasuar të gjithë me "Thurje"; ky klip i realizuar si shumë të tjerë nga Aleksandri i Maqedonisë, është vlerësuar shumë që në shfaqjet e tij të para. Aty shohim një Enedë krejt të natyrshme, ashtu siç është në realitet. Asgjë e tepruar, vetëm një luk i këndshëm, një melodi që të mbetet kollaj në mendje dhe rreshtat e bukur të një poezie aspak të rëndomtë dashurie. Ky është albumi i parë në jetën artistike të këngëtares, i cili pritet të pasohet nga një klip që ajo dhe Fabiani i grupit "Produkt 28" i kanë realizuar duetit të tyre. Të gjithë jemi kureshtar të shohim se si shkojnë në skenë të dy, pasi në jetën e përditshme e dimë që Eneda ka një miqësi me djemtë e "Product 28". Ndonëse akoma nuk e ka vendosur, këngëtarja ka dëshirë që të realizojë një klip të dytë, i cili të shërbejë si një mbështetje për albumin e saj. Albumi do të përmbajë 20 këngë dhe kjo është një tjetër e veçantë, sepse zakonisht albumet përmbajnë mesatarisht dhjetë këngë. Do të ketë hite të së shkuarës, po dhe krijime të reja.
Kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar për këngëtaren, e cila përveç shërbimeve që u ka bërë klipit dhe albumit, ka vazhduar netët me muzikë live së bashku me grupin që ka si dhe u është përgjigjur pozitivisht ftesave për pjesëmarrje në koncerte të ndryshme. Këngëtarja Tarifa ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen në edicionin e radhës të "Këngës Magjike". I urojmë suksese!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›