E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni thyen heshtjen: “Kësaj here vij nuse “

Prej muajsh flitej se këngëtarja vlonjate kishte “braktisur” për një periudhë të shkurtër ekranin, për t’iu përkushtuar skenave të koncerteve në Shqipëri dhe jashtë vendit. 

Por, ky moment pauze dhe zhdukjeje, tani është sfiduar nga vetë këngëtarja vlonjate. Sepse Poni, ka menduar të hedhe në treg tre klipe, njëri pas tjetrit. Këto ditë të nxehta vere, ajo ka harruar pushimet dhe është nisur drejt Maqedonisë, ku në Manastirin e Ohrit, do të xhirojë klipin e ri me muzikë tërësisht tradicionale, kompozuar nga Edi Balili. Do të jetë një klip, i regjisorit me famë në Maqedoni, Aleksandër, i cili ka menduar të sjellë imazhin e një nuseje të bukur shqiptare, që martohet në manastir. “Nuk do të ndodhë çudia”, thotë Poni. Pasi jam po unë, vetëm se do të jem në momentin tim më të mirë, ju siguroj për këtë”. Ndërkohë, duket se këngëtarja vlonjate, ka hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga turbo-folku,për t’iu përkushtuar muzikës tradicionale shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›