Pushimet “olimpike” të personazheve të njohur
Kur të gjithë janë të shpërndarë, për pushime relaksuese nuk mund të mos mendohet vetëm për pushime. Duke filluar nga ministrat e deri tek personazhet e televizionit, preferencat janë të ndryshme. Disa dëshirojnë pushime të qeta, të tjerë pushime të çmendura. Po e nisim nga ministri Ylli Pango, i cili duhet të jenë në zhurmën e madhe të Lojërave Olimpike të Pekinit:
Ylli Pango në Pekin
Për ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, këto ditë të nxehta gushti janë dhe ditë pune. Sepse përveç pjesëmarrjes, në ceremoninë e hapjes së “Lojërave Olimpike”, ai do të ndjekë nga afër kompeticionet sportive, ku marrin pjesë dhe sportistët shqiptare. Deri në datën 15 gusht, ai do të ndjekë të gjitha garat e atletikës, notit, dhe garat e xhudos. Mësohet se Pango është akomoduar në “China World Hotel”.
Nuk dihet nëse ai do të takohen me 11 sportistët e 6 disiplinave të ndryshme. Sportistët që do të garojnë me flamurin shqiptar në “Pekin 2008” janë Klodiana Shala dhe Dorian Çollaku në atletikë, Sahit Prizreni dhe Elis Guri në mundje, Lindita Kodra në qitje, Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha në peshëngritje, Rovena Marku dhe Sidni Hoxha në not dhe Edmond Topalli në xhudo. Në grupin zyrtar është dhe Juela Meçani.
Aurela, në Budva me prindërit
Është gjithmonë e fshehtë për të treguar, kur vjen puna për jetën e saj private. Këto ditë ndodhet në Tiranë për ca pushime të shkurtra në Budva me prindërit dhe motrën, por ende asgjë më shumë. Nuk kam asgjë të re, për të thënë, kur të kem natyrisht që do ta them. E reja e saj natyrisht që është look, gjithnjë i ndryshuar. Aurela Gaçe, sapo ka përfunduar një këngë me Ardit Gjebrean. E tani që vjen dhe për punë dhe për qejf, i duhet të qëndrojë më gjatë këtu. E ajo nuk e ka harruar zakonin. Në ç’do rikthim të saj shfaqet gjithmonë me “look” të ri. Sepse tashmë nuk vjen vetëm për t’u çmallur me prindërit e miqtë e saj, por për të qenë në tregun e muzikës njësoj si më parë.
Dhe ajo është e aftë ta bëjë! Sepse suksesin që pati te “Kënga magjike” me këngën e Flori Mumajesit “Hape veten”, është një gjendje ta fitojë prapë.
Zana Çela, e dashuruar pas Dubrovnikut
Do të niset pas një jave me familjen, motrën dhe vëllezërit e saj në Dubrovnik për të kaluar atje pushime dyjavore. Zana Çela, e cila ka mbyllur në Tiranë, spektaklin “Akademia e Yjeve”, e janë drejt një finaleje tjetër. Bëhet fjalë për fundin e turneut veror të këtij programi, që shëtiti në disa nga rrethet kryesore të vendit, duke u bërë në këtë mënyrë edhe nxitës i turizmit. Të rinjtë e “Star Academy”, kanë ndezur sheshet e Durrësit, Pogradecit, Korçës dhe Vlorës, për t’u ndalur më 30 korrik në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë, pas pushimeve të verës, të tjera projekte presin drejtuesen e programit, Zana Çela. “E pasi kam 3-4 projekte, jo të gjitha në fushën e artit, por angazhime si qytetare dhe në fusha të tjera të jetës, ku unë mund të jap kontributin tim. Por sigurisht më i shpejti është në tetor, Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik të Shqipërisë”, shprehet ajo.