E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet vajza e Sabianit

Prej një kohe të gjatë, nuk e kishim parë më, as në skenë dhe as në televizion me ndonjë klip të ri. Por duket se Sabiani do të kthehet së shpejti fuqishëm në muzikë. 

 Ai sapo ka përfunduar një këngë, së cilës do t‘i realizojë dhe klipin së shpejti. Na gëzoi fakti që Sabiani do të sjellë një këngë të re për fansat, por akoma më shumë na gëzuan fotot e paparacit tonë, i cili ka arritur të fotografoj më në fund vajzën e tij. Të gjithë jemi kureshtar të dimë se cila është ajo vajza e vogël për të cilin këngëtari flet pa pushim në intervistat e tij dhe ja ku më në fund, kemi shansin ta njohim atë. Vajzë është vetëm shtatë vjeçe dhe quhet Kejsi. Ajo studjon në kolegjin turk “Turgut Ozal” këtu në Tiranë. Sabiani, sa herë ka folur për vajzën e tij, ka deklaruar se i rri shumë pranë dhe kalon me të shumë kohë. Në fotot që ka siguruar paparaci ynë, duket qartë lidhja mes të dyve, por gjithashtu edhe ngjashmëria... Kejsi ka sy të çelët si i ati dhe tipare të tjera të përbashkëta me të. Epo, bëjmë baba të të ngjaj, i thonë kësaj pune. Po a do t‘i ngjajë Kejsi të atit edhe për nga zëri? Kjo mbetet për t‘u parë... Duhet një kohë vërtet e gjatë përpara se ta marrim vesh këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›