“Kuq e Zi”: Dekorimi i Ikonomus, një provokim

Aleanca “Kuq e Zi” ka reguar sot në lidhje me ceremoninë e nderimit të konsullit grek në Korçë, Theodhoros Ikonomu Kamarinos duke e cilësuar këtë një provokim.
Në një deklaratë për shtyp aleanca “Kuq e Zi” se dekorimi i Ikonomus tregon qëllimin e ligjit inovator të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Aleanca i ka bërë thirrje shtetit shqiptarë të reagojë lidhur me këtë rast, që e ka quajtur “të paprecedentë”, duke kujtuar se qëndrimi i AK-së kundër regjistrimit me baza etnije dhe feje, është në mbrojtje të identitetit kombëtar dhe integritetit shtetëror.
“Dekorimi i Ikonomus dhe aprovimi apo heshtja e politikës shqiptare po sjellin pasoja për destabilizimin politik dhe kushtëzimin e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE.”-thuhet në deklaratën e AK-së.