Grabitet një bankë në Vlorë, tentohet një tjetër
Në kulmin e sezonit turistik, dy krime kanë tronditur qytetin bregdetar të Vlorës.
Tre persona të maskuar kanë grabitur me armë Bankën Kombëtare tregtare në sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës. Ata kanë qenë të maskuar dhe kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash. Pasi kanë grabitur BKT-në, ata janë drejtuar menjëherë në një tjetër bankë, në Reiffeizen Bank, pak më në periferi të qytetit.
Edhe aty kanë tentuar të vjedhin bankën, por janë ndaluar nga uniformat blu. Grabitësist kanë qenë me një Benz pa targa.
Burime zyrtare të policisë thonë paraprakisht se nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, ndërkohë që vjedhja e bankave nga të njëjtët person është tentuar të bëhet në të njëjtën kohë.
Policia në këto momente gjendet në vendngjarje, ndërkohë që është duke marrë dëshmitë nga të pranishmit aty. Policia është vënë në kërkim të autorëve dhe po kryen hetime të mëtejshme