E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Maqedonia kërkon kujdestarinë për Amserën

(E plotësuar) Pas përkujdesjes që i bëri Kosova e ndërhyrjes së Serbisë, për Amsera Rekën del në skenë edhe Maqedonia. Amsera duket se është shtetase e Maqedonisë. Prindërit e saj tridhjetëvjecari Abdullah dhe njëzet e nëntë vjecarja Garka, si dhe vllau i saj dy vjecar, e humbën jetën në një ortek bore. Ata janë goranë maqedonas të cilët edhe pse jetojnë në territorin e Kosovës kanë shtetësi maqedonase, shkruajnë mediat maqedonase e raporton Shqipmedia.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se nga afër do ti ndjekin zhvillimet në Restelicë dhe nëse është e nevojshme shteti i Maqedonisë do të merr kujdestarinë për këtë vajzë të vogël. Nga MPJ bëjnë të ditur se në qoftë se të afërmit e saj nuk duan të kujdesen për Amserën, atëherë për të do të kujdeset Ministria maqedonase për Punë dhe Politikë Sociale.

Dje përfaqësues të Entit për prioritete kombëtare pranë MPJ-së, një përfaqësues i ambasadës në Prishtinë dhe Ismail Bojda nga shoqata e muslimanëve maqedonas e kanë vizituar fshatin ku ndodhi tragjedia e madhe.

Delegacioni i Maqedonisë u ka ofruar ndihmë autoriteteve kosovare për gjithcka që ata mendojnë se kanë nevojë. Në këtë fatkeqësi përkrah prindërve të Amserës, jetën e kanë humbur edhe dy shtetas tjerë të Maqedonisë, njoftojnë mediat maqedonase. /indeksonline/shqipmedia/

Tadic, do ta mbajë Amserën financiarisht deri sa të rritet

Boris Tadiq i fut sërish hundtë në Kosovë. Zyra e Presidentit serb ka bërë me dije se Tadiq ka marrë vendim që të japë për çdo muaj të ndajë një shumë të caktuar dhe ta mbajë financiarisht Amsera Rekan, të vetmën të mbijetuar të tragjedisë së Restelicës.

Këtë presidenti i shtetit fqinj mendon ta bëjë derisa Amsera të mbushë 18 vjet.

Mbetet për të parë si do të reagojë familja Reka për këtë ofertë, pasi që kanë marrë gjithë ndihmën e përkrahjen e institucioneve të Prishtinës. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›