E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje kërkon mobilizim qytetar

Situata në Kosovë çdo ditë e më shumë po përkeqësohet nga reshjet e vazhdueshme të borës. Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se në situata të vështira siç është kjo që po kalojnë qytetarët e Kosovës është e domosdoshme që të ketë mobilizim qytetar për ta përballuar sa më shpejtë dhe sa më lehtë këtë gjendje që është e jashtëzakonshme porse nuk po shpallet e tillë.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës numri i rrugëve të bllokuara dhe pullazëve të dëmtuara vazhdon të rritet. Tashmë i kemi nëntë të vdekur, një të zhdukur dhe dhjetëra apo ndoshta edhe qindra të lënduar, kush më rëndë e kush më lehtë.

Në situata të vështira siç është, Lëvizja Vetëvendosje mobilizim qytetar për ta përballuar sa më shpejtë dhe sa më lehtë këtë gjendje që është e jashtëzakonshme porse nuk po shpallet e tillë.

“Duke u sjellë në mënyrë të zakonshme nuk mund të dalim nga kjo situatë. Ne i sugjerojmë Qeverisë së Kosovës që t’ju bëjë ftesë publike të gjitha kompanive private dhe qytetarëve që kanë pajisje për të larguar borën nga rrugët. Të gjithë ata që kanë eskavatorë, bagerë, buldozerë apo makineri të ngjashme duhet t’i bashkohen aksionit qytetar për të dalë nga kjo krizë që po përshkallëzohet”, thuhet nw njw komunikatë të Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, Qeveria duhet t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e derivateve për këto mjete të qytetarëve që do të vihen në shërbim të pastrimit të rrugëve për të mundësuar qarkullimin e qytetarëve dhe daljen e tyre prej izolimit të thellë.

Për ta lehtësuar organizimin e një aksioni të tillë, Vetëvendosjes thotë se të gjitha komunat duhet t’i organizojnë qytetarët e tyre. Po ashtu, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet komunave sipas mundësive dhe gjendjeve të krijuara në secilën prej tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›