E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamer: SHBA-të e dëshirojnë Serbinë në Evropë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Serbia të integrohet në Evropë por është në dorë të Bashkimit Evropian të vendos nëse Serbia mund të marrë në mars statusin e kandidatit, ka thënë Mike Hammer, ndihmës i sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinton.

Hamer për mediat serbe ka thënë se Serbia ka kaluar nëpër një të kaluar të rënd dhe se tani integrimi i saj në Evropë është në të mirën e të gjithëve.

“Prapë se prapë është në dorë të Bashkimit Evropian të vendos nëse Serbia do të marrë statusin e kandidatit në mars”, ka thënë ai.

Zyrtari amerikan nuk ka dashur të deklarohet rreth qëndrimit të Amerikës lidhur me planin katër-pikësh të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiqit, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Hamer në Press Qendrën Ndërkombëtare në Uashington ka organizuar një pritje për reporterët e huaj, të akredituar në Uashington, gjatë së cilës, tema kryesore kanë qenë situata në Iran, Siri dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me Kinën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›