E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Mitt Romney në aksion për imigrantët

Pas njoftimit të bërë nga presidenti amerikan, Barack Obama për imigrantët, edhe rivali i tij republikan, Mitt Romney, ka vendosur të fokusohet në këtë çështje.

Gjithashtu, gjatë turit të tij me autobus në të ashtuquajturat “shtetet e pavendosura, Romney ka zgjedhur t’i kushtojë rëndësi edhe ekonomisë dhe vendeve të punës.

Ditën e premte, Obama i tha mjaft dëbimeve në masë dhe njoftoi një strehim që do të kthejë 800 mijë imigrantë në imigrantë të rregullt.

Shtëpia e Bardhë ka vendosur t’i japë kështu lejen e qëndrimit atyre që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara në moshë të vogël dhe që s’ka krijuar asnjë problem për komunitetin.

Me këtë lëvizje, më pak se gjashtë muaj nga zgjedhjet, Barack Obama ka dhënë një porosi të qartë për elektoratin latin, që priste prej kohësh një masë të tillë.

Më herët, presidenti Obama dhe Romney shpalosën vizionet e tyre të ndryshme për sa i përket përmirësimit të situatës ekonomike.

Nga Ohajo, Obama ofroi atë që analistët e quajtën një inkuadrim të dy vizioneve shumë të ndryshme, që do të kenë përballë votuesit amerikanë në nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›