E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, balotazhi për Asamblenë Kombëtare

Presidenti francez Francois Hollande është në rrugën e duhur për të fituar një shumicë në Asamblenë kombëtare që do të forcoj pozicionin e tij në një kohë kur kërkohen ndryshime për krizën e zonës euro.
 

Qëndrat e votimit janë hapur që në orën 8:00 ndërkohë që shkalla e abstenimit ka qënë në një shifër rekord prej gati 43 për qind në votimin e raundit të parë të dielën e kaluar. Rezultatet e para do të mësohen në orën 20:00 në të njëjtën kohë kur bota do të mësojë dhe atë që ka zgjedhur Greqia.
 

Sondazhet flasin se socialistët mund të fitojnë në 289 vende të nevojshme për një shumicë në Asamblenë 577-anëtarësh pa patur nevojë për ndihmë nga aleatët e saj Partia e Gjelbër.

Një shumicë e qartë e socialistëve do të jetë një ndihmë e madhe për Hollande i cili po përgatit legjislacionin për të rritur taksat, për të rregulluar shpenzimet buxhetore dhe të ratifikojnë një pakt fiskal të BE-së. Një risi në zgjedhjet parlamentare franceze do të jetë edhe futja e e mundshme e ekstrmit të djthtë të Marine le Pen në parlament për herë të parë që nga mesi i viteve 1980. Pas raundit të parë, 36 deputetë siguruan vendin në Parlament duke grumbulluar menjëherë më shumë se gjysma e votave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›