E Shtunë, 31 Tetor 2026

G 20, Calderon: Angazhim për një Evropë më të fortë

Ekonomitë më të mëdha të botës duhet të angazhohen për një Europë të fortë dhe duhet të bien dakord për të forcuar më tej aftësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të luftuar krizën e borxhit në Evropë tha presidenti meksikan Felipe Calderon.
 

Calderon do të presë të liderët e 20 vendeve në samitin që fillon të hënën në një kohë kur sytë janë nga zgjedhjet vendimtare në Greqi dhe shqetësimet në rritje rreth Spanjës dhe Italisë.

"Edhe pse ne nuk presim që të arrijnë marrëveshje të veçanta në Evropë .Unë dua të shoh që liderët të jenë shumë më të orientuar për një Evropë të re, të fortë, një Evropë të shekullit të 21", tha Calderon . Për presidentin meksikan Evropa dueht të jetë e përgatitur për cdo skenar në drejtim të rezultatit të zgjedhjeve në Greqi.

Prioriteti i parë i Meksikës për takimin ishte që të finalizojë premtimet e anëtarëve të G20 për të shtuar burimet për FMN-në tha Calderon.
 

Edhe ish-Kryeministri britanik Gordon Broën thotë se G20 duhet të prodhojë një plan të përbashkët veprimi global, duke përfshirë një plan evropiane për të ndaluar sëmundjeve ngjitëse të krizës. Por presidenti meksikan Calderon tha se do të jetë e pamundur për të zgjidhur të gjitha problemet e Evropës në samitin e G20, por shtoi liderët janë në rrugën e duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›