E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, egjiptianët të ndarë për presidentin

Egjiptianët janë të ndarë mbi kandidatët për president në votimin që do të zgjedhë në mënyrë të lirë një drejtues. Përballë njëri-tjetrit janë kreu i krahut politik të Vllazërisë Myslimane, Mohammed Mursi dhe kryeministri i fundit i periudhës së Hosni Mubarakut, Ahmed Shafik.

Në një qendër votimi në një shkollë të mesme në kryeqytetin Kajro, disa votues treguar gishtat e tyre pasi kishin votuar e ndërsa shpresonin se kandidati i tyre do të fitonte.
 

"Unë shpresoj që presidenti i sapo zgjedhur do të jetë i mirë për popullin e tij, do të ofrojë mundësi punësimi për të papunët , do të zgjidhë problemin e strehimit, si dhe zhvillimin e bujqësisë që është themeli i jetës sonë," tha një mbështetës i Mohammed Mursi . Ndërsa një tjetër votues thotë se zgjedhja e tij ka qenë ish kryeministri. "Shafik është një burrë shteti është një njeri i mençur. Ai e kupton situatën ," tha ai.

Situata përpara balotazhit ka qenë e tensionuar për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë për shpërbërjen e parlamentit. Të enjten, anëtarët e saj, të caktuar në kohën e Mubarakut, vendosën t`i shpallnin jokushtetuese të parat zgjedhje demokratike të vendit në më shumë se 6 dekada, për shkak se eksponentë partiakë u lejuan të kontestonin vendet në Dhomen e Ulët.
 

Numri i përgjithshëm i votuesve është rreth 50 milion. Qeveria egjiptiane u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim dhe të pranojnë rezultatet, që do të shpallet zyrtarisht të enjten.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›