Edhe Nikaragua kërcënon Kolumbinë
Pas Venezuelës, edhe Nikaragua ka kërcënuar Kolumbinë me konflikt të armatosur.
Nëse Kolumbia jep koncesione për shpime nafte në një territor ujor, të cilin të dy vendet e konsiderojnë të vetin, mund të hyjë në veprim ushtria, tha Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, në Managua.
Vendi i tij ndjehet i kërcënuar nga "politika ekspansioniste" e Kolumbisë, tha Ortega.
Presidenti i Venezuelës, Hugo Chávez, me orientim të majtë, i ndërpreu të enjten marrëdhëniet diplomatike me Kolumbinë dhe vendosi në gjendje gatishmërie forcat ushtarake të vendit të tij.
Chávez reagoi kështu ndaj akuzës së qeverisë kolumbiane, se mbështet kryengritësit e majtë në Kolumbi.