Gordon Brown: Mijëvjeçari i Afrikës
Udhëheqësit e kontinentit afrikan janë mbledhur në Ugandë për samitin e Bashkimit Afrikan.
Atyre i është bërë thirrje të adoptojnë rrugë të reja për sa i përket zhvillimit të kontinentit dhe varësisë së kontinentit nga ndihma ndërkombëtare.
Ish-kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se fokusi duhet të jetë në krijimin e miliona vendeve të reja të punës dhe ndihma për zhvillim duhet të promovojë zhvillimin e sjelle nga tregtia, e jo ta zëvendësojë atë.
Zoti Brown në fjalimin e tij të parë publik që pas largimit nga Downing Street tha se e ardhmja e zhvillimit ekonomik botëror është e varur nga zhvillimi i kontinentit të Afrikës.
Ai foli në Kampala, kryeqyteti i Ugandës, duke thënë se ai dëshironte të shihte Afrikën të realizonte potencialin e saj të plotë.
Ai tha se ishte një burrë që 'ka kaluar pak kohë në politikë, para se të bëhej një organizator i komunitetit', ndryshe nga presidenti amerikan, Barack Obama, i cili kishte 'qënë organizator i komunitetit para se të bëhej politikan'.
Brown tha se kishte dëshirë të shikonte krijimin e një 'mijëvjeçari afrikan'.