Valë e nxehtësisë në SHBA
Një valë e madhe të nxehti ka përfshirë disa pjesë të SHBA-së. Në zonën e Washingtonit, meteorologët paralajmëruan se kushtet e motit janë bërë të rrezikshme për të qëndruar jashtë, ndërkohë që temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë celsius.
Më në jug, në Richmond të shtetit Virginia, u regjistruan temperatura deri në 40 gradë.
Edhe në shtete të tjera përgjatë brigjeve lindore të vendit u regjistruan temperatura të larta.
Në rajone të tjera ka pasur shira të rrëmbyer. Në Chikago të shtetit Illinoi, zyrtarët thanë se kanë rënë më tepër se se 18 centimetra shi, i cili shkaktoi vërshime dhe probleme transporti.
Në shtetin Wiskonsin, guvernatori Jim Doyle, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Milëoki, ku stuhitë e mëdha të shiut dhe përmbytjet detyruan shumë njerëz që të largohen nga shtëpitë, dëmtuan objekte të infrastrukturës dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike.
Edhe zyrtarët në shtetin Iova njoftuan se vërshimet shkaktuan çarjen e një dige në pjesën lindore të këtij shteti dhe paralajmëruan se disa zona të banuara mund të përmbyten.
Guvernatori i Iovas, Chet Kalver, ka mobilizuar Gardën Kombëtare dhe banorët në afërsi të digës janë evakuuar.