Edhe PD-ja reagon për Preshevën

Partia e Drejtësisë ka reaguar lidhur me lapidarin e UÇPMB-së duke thënë se vlerëson se zhvendosja e sotme e Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Preshevë nga ana e forcave speciale të Qeverisë së Serbisë përkundër vullnetit politik të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre legjitim politik, paraqet vazhdimësi të gjenocidit të pushtetit serb mbi popullin Shqiptarë tani me përpjekje për të zhdukur kujtesën historike të Shqiptarëve për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes ,dhe Bujanocit.
Kjo parti ka cekur edhe kërkesat për Qeverinë e Kosvës: “Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë të organizohet në atmosferën e kërkesës së prerë të palës Kosovare për sigurimin e plotë të të drejtave individuale dhe kolektive të Shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjes në masën në të cilën këto të drejta Republika e Kosovës është duke I siguruar me sukses të plotë për komunitetin Serb që jeton në Kosovë”./Indeksonline/